×
  • Showbiz
  • Show

    Kush është ‘partneri’ që po e shoqëron Megi Pojanin në Turqi?

    Insajderi
    10 January 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas përfundimit të “Dancing With The Stars”, Megi Pojani dhe partneri i saj në kërcim Jurgen Balla kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrit.

    Madje duket se shoqëria e tyre është aq e ngushtë saqë kanë vendosur të udhëtojnë bashkë drejt turqisë.

    Dyshja kanë publikuar në profilet e tyre në Instagram momente nga më të ndryshmet, duke drekuar dhe darkuar nën shoqërinë e njëri- tjetrit.

    Kujtomë se udhëtimet e shpeshta të Megit drejt Turqisë ishin për të parë partnerin e saj Endri Çekiçit, i cili jeton atje. Vetëm pak kohë më parë, folëm për marrëdhënien e ndërlikuar të Megi Pojanit dhe futbollistit të Kombëtares.

    Dyshja që muajt e fundit u shndërruan në kryefjalën e mediave rozë, po kalonin një periudhë të vështirë. Në disa muaj që ka kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie.

    Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit. Endri Çekiçi zgjodhi të festonte me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit.

    Por sigurisht, në këtë festë nuk ka mungoi edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij.

    E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti.

    Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre. E ftuar në “Ëake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark