Insajderi ka raportuar ekskluzivisht se e dyshuara që u arrestua nga Policia e Kosovës për plagosje të Vali Corleone është Anita Syla.
Gazeta mëson se Anita Syla ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone që rreth tre vite. Ata kanë qenë në një lidhje dashurie. Lidhja e tyre konfirmohet edhe nga disa video që qarkullojnë nëpër rrjete sociale. Nga një video e publikuar në Youtube shihet se ata po qendrojnë në një shtëpi së bashku, shkruan Gazeta Insajderi.
Po ashtu në një video tjetër, Anita Syla tregon se si Vali Corleone ia ka dhënë telefonin për të fshirë një person nga SnapChati. Syla zgjedh ta fshi Morena Tarakun duke e ofenduar.
Mengjesin e sotëm u raportua se është plagosur Princ Valentino Corleone. Ai ka kërkuar ndihmë në spitalin e Gjilanit. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka konfrumuar edhe Policia e Kosovës. Në njoftimn e tyre thuhet se një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.
Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.
Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.