×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë pesë njerëzit më të pasur në botë për momentin?

    Insajderi
    13 January 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas listës së miliarderëve nga Forbes pesë njerëzit më të pasur në botë janë Bernard Arnault, Elon Musk, Gautam Adani, Jeff Bezos dhe Warren Buffett.

    Bernard Arnault, kreu i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH është tani njeriu më i pasur në botë pasi rrëzoi Elon Muskun nga ky titull.

    “LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton”, e njohur zakonisht si LVMH, është një korporatë franceze e specializuar në mallra luksoze, me seli në Paris. Filialet e saj janë Louis Vuitton, Dior, Sephora, Tiffany & Co, Fendi dhe shumë të tjera.

    Arnault i cili është 71-vjeçar, ka një pasuri prej 206.4 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

    Në vendin e dytë, në listën e njerëzve më të pasur është Elon Musk, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 146.8 miliardë dollarë.

    Musk është CEO i kompanive sikurse Tesla, SpaceX dhe Twitter.

    Në listën e top-pesëshes gjendet edhe Gautam Adani i cili gjendet në vendin e tretë me një pasuri prej 128 miliardë dollarë.

    Adani është një industrialist i cili është kryetar dhe themelues i Adani Group, një konglomerat shumëkombësh i përfshirë në zhvillimin dhe operacionet e porteve në Indi.

    Jeff Bezos me një pasuri prej 118.5 miliardë dollarë renditet në vendin e katërt në listën e Forbes. Bezos është një sipërmarrës amerikan, pronar i mediave e investitor. Ai është themeluesi, kryetari ekzekutiv dhe ish-presidenti dhe CEO i Amazon.

    Ndërkaq, në vendin e pestë është Warren Buffet me një pasuri prej 110.8 miliardë dollarësh. Buffett është një manjat biznesi, investitor dhe filantropist amerikan. Ai është aktualisht kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark