×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kushtëzohen shtetet e BE-së, nëse nuk strehojnë emigrantë – do të paguajnë 20,000 euro për kokë

    Insajderi
    07 June 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtetet e Bashkimit Evropian që refuzojnë të strehojnë emigrantë ose azilkërkues mund të ngarkohen deri në 20,000 euro për kokë sipas propozimeve radikale që kanë për synim lehtësimin e presionit ndaj shteteve të vijës së parë, përfshirë Italinë dhe Greqinë.

    Ministrat e 27 shteteve të bllokut do të marrin pjesë në një takim në Luksemburg për të diskutuar dy propozime kryesore, përfshirë një skemë zhvendosjeje për mbi 100,000 emigrantë në vit.

    Propozimet mbi këtë temë kanë ardhur për të gjetur zgjidhje për krizën e migrantëve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe më 2015 kur mbi 1 milion emigrantë shkuan në Gjermani, raportoi Guardian. 

    Sipas propozimit, shtetet që nuk marrin pjesë do të duhet të paguajnë në një fond qendror, që më pas do të përdoret për të forcuar kapacitetin financiar të shteteve që strehojnë emigrantë.

    Diplomatët refuzuan të tregonin nëse do të vendosej për 20,000 euro. Por, disa shifra do t’u vihen përpara ministrave që mblidhen në Luksemburg.

    Vitin e kaluar BE-ja pranoi 966,000 kërkesa për azil, 50% më shumë se në vitin 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark