×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kushton 3.5 milionë euro, Haaland transferohet në rezidencën luksoze të Pogba

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:36

    Ylli i ri i Manchester City, Erling Haaland, ka zbarkuar shpejt në “Etihad”, në përpjekje për t’u aklimatizuar në çdo drejtim sa më shpejt, që të jetë gati për startin e përgatitjeve verore nën urdhërat e Pep Guardiolës.

    Kështu, blerja e kësaj vere e “qytetarëve” shkoi për ta parë nga afër rezidencën e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, e cila ka fushën e saj të brendshme të futbollit.

    Sulmuesi norvegjez ndan të njëjtin grup menaxhues me fituesin francez të Kupës së Botës 2018, Paul Pogba. Ky i fundit po largohet nga “Djajtë e Kuq”.

    Dhe një nga pronat e para që norvegjezi, 21 vjeç, ka parë që kur ra dakord për t’u bashkuar me “Sky Blues” është super vila që kushton 3 milionë £ (3.5 milionë euro), e cila është gjithashtu e disponueshme për t’u marrë me qira për 30.000 £ në muaj.

    Shtëpia me pesë dhoma gjumi në “Hale Barns”, Cheshire, krenohet me një palestër, një pishinë të nxehtë dhe një sauna, por xhevahiri në kurorë është fusha e brendshme e futbollit, të cilën Pogba e quajti “P.P. Arena”.

    Mesfushori kontrovers, 29 vjeç, po largohet nga “Djajtë e Kuq” për herë të dytë pas përfundimit të kontratës. Një burim tha për “The Sun”: “Erling është i prirur të qetësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të fokusohet tërësisht te stërvitja dhe përgatitjet me Manchester City.

    Një pjesë kyçe e kësaj është që të rregullohet me një shtëpi të re sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai dhe Paul njihen, ndajnë të njëjtin grup menaxhues (atë të Mino Raiolës së ndjerë).

    Duke pasur parasysh se si ka kaluar koha e Paul në “Old Trafford”, ai nuk ka gjasa të kthehet në Angli, kështu që do të kërkojë ta shesë shtëpinë e tij, por do të ishte i lumtur edhe nëse e jep me qira, po qe e nevojshme.

    Ekipi menaxhues i Haaland dhe babai i tij Alfie, i cili gjithashtu luajti për Manchester City gjatë karrierës së tij, e panë pronën javën e kaluar së bashku me tri të tjera. Gjasat, sipas “The Sun”, janë që goleadori 21-vjeçar të rehatohet në vilën e kampionit francez, sidomos prej fushës së brendshme, sepse ai është i prirur për stërvitje ekstra, veç skuadrës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark