×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kushtrim Gara: Ankthit të pritjes së familjarëve të pagjeturve t’i vijë fundi

    Insajderi
    13 May 2021 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka folur rreth procesit të gërmimeve në Kizhevak të Serbisë, si pjesë e kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

    Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gara ka falënderuar ekspertët kosovarë që ishin sot në këtë lokacion.

    “Ekspertët tanë të angazhuar, sot dhe në vazhdimësi, me përpjekje maksimale që vlerësimi i tërësishëm i lokacionit të varrezës masive, zhvarrosja e eshtrave (mbetjeve mortore të bashkëqytetarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm gjatë luftës), identifikimi dhe riatdhesimi në Republikën e Kosovës, të kryhet një ditë e më parë, që ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi.”

    Postimi i plotë i Garës:

    Festa e Bajramit ndër të tjera është karakterizuar edhe si festë që na bashkon me familje dhe më të dashurit tanë.

    Andaj në këtë ditë nga urimet dhe bisedat e shumta të këmbyera, do të veçoja telefonatën me ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës , që sot janë larg familjeve të tyre, në krye të detyrës, të angazhuar në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak.

    Ekspertët tanë të angazhuar, sot dhe në vazhdimësi, me përpjekje maksimale që vlerësimi i tërësishëm i lokacionit të varrezës masive, zhvarrosja e eshtrave (mbetjeve mortore të bashkëqytetarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm gjatë luftës), identifikimi dhe riatdhesimi në Republikën e Kosovës, të kryhet një ditë e më parë, që ankthit të pritjes së familjarëve të të pagjeturve t’i vijë fundi.

    Respekt të pafundmë për ekspertët që sot patën fatin të jenë në lokacion: Dr. Ditor Haliti ,antropolog mjekoligjor, Dr. Musa Gashi , specialist i mjekësisë ligjore dhe, z. Driton Spahiu në këtë rast në kapacitetin e fotografit mjekoligjor.

    Bashkërisht konkluduam se kjo është më e pakta që mund të bëhet për familjet që humbën shumë nga jeta e tyre, përfshirë edhe më dashurit e tyre dhe, siç e kemi theksuar edhe më parë, guximi dhe dinjiteti i këtyre familjeve është frymëzues dhe i jashtëzakonshëm.

    Respekt dhe nderim me përulësi për të gjitha familjet e të pagjeturve dhe të rënëve!

    Përjetësisht Lavdi të Rënëve në altarin e Lirisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark