
Kushtrim Kadriu, asamblisti i Gjilanit dhe kryetar i shoqatës “Vatra”, ka thënë se “fondet për Luginën e Preshevës të kthehen prapa në Kosovë
“Kemi parë që ka shumë ankesa nga partitë politike të Luginës, por edhe nga kryetarë komunash atje se mjetet nuk u ndanë si duhet dhe as në projektet e duhura. Duke parë që ky proces nuk po shkon mirë, mendoj se KKSH do të duhej që këto para ti kthejë mbrapshtë në institucionet e Kosovës dhe më pas të krijohej një komision parlamentar nga të gjitha partitë politike të Kosovës që do t’i vlerësojë projektet dhe t’u ndajë mjetet e nevojshme”, ka shkruar Kadriu.
Sipas tij “në këtë mënyrë, fondet për Luginën do të kishin legjitimitetin e Parlamentit të Kosovës dhe gjithashtu do të pamundësohej keqpërdorimi i tyre”.
Ai tutje tha se mënyra se si po shpenzohen këto fonde është e gabuar.
“Ato do të duhej të shkonin për ndërtimin e shkollave të reja, rrugëve si dhe për ndihmë ndaj bizneseve atje me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës, e jo të shkojnë për aktivitete të parëndësishme e të panjohura”.
Lexo edhe: