×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kuvendi do ta mbajë seancën e parë për vitin 2023

    Insajderi
    18 January 2023 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për herë të parë në sesionin pranveror. Seanca e sotme (e mërkurë) është e para nga dy të tilla që do të mbahen këtë javë. Të enjten është paraparë të mbahet seancë e re.

    Në seancën e së mërkurës do të shqyrtohen dhe votohen pikat e papërfunduara në disa seanca gjatë vitit të kaluar.

    Janë 15 pika nga 7 seanca të kaluara të cilat nuk kanë arritur të shqyrtohen apo votohen gjatë sesionit vjeshtor.

    Ky është rendi i ditës:

    I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
    2. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
    3. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
    4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

    II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

    1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
    2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
    3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
    4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
    5. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
    6. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
    7. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
    8. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

    III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
    2. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
    3. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark