×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kuvendi i Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Bosnjës sot pritet ta votojnë marrëveshjen për lëvizjen pa viza

    Insajderi
    23 February 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës sot pritet ta ratifikojë marrëveshjen e miratuar nga Qeveria më 8 shkurt, e cila mundëson lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

    Marrëveshja për lirinë e udhëtimeve ndërmjet këtyre dy shteteve po sot pritet të votohet edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, shkruan Gazeta Insajderi

    Nëse marrëveshja miratohet në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

    Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark