×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kuvendi i Malit të Zi voton sot pro ose kundër shkarkimit të Abazoviqit

    Insajderi
    19 August 2022 - 07:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Malit të Zi sot do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

    Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

    Mocioni është paraqitur nga partia e presidentit atje, Milo Gjukanoviq, si dhe është nënshkruar nga 36 deputetë. Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro, pra edhe 5 vota më tepër.

    Nëse arrihet rrëzimi i qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja.

    Ndërkaq, në lidhje me shkarkimin e tij të mundshëm, Abazoviq është shprehur se nuk ka asgjë kundër.

    “Nëse ndokush mendon se ne kemi zbatuar politika të dikuj tjetër, ose për interes të dikuj tjetër, e kanë gabim”, u shpreh kryeministri, derisa shtoi se për “disa njerëz çështja më e rëndësishme në botë u bë Marrëveshja Themeltare”.

    “Në 100 ditë, kemi pasur rreth 100 aktivitete ndërkombëtare, jemi takuar me 120 zyrtarë ndërkombëtarë, 40 ambasadorë, nëntë kryeministra, dhjetë presidentë shtetesh, 13 zyrtarë evropianë. kemi vizituar dhjetë shtete, dhe tre delegacione të niveleve të larta ishin mysafirë tanë”, tha tutje kryeministri në një tjetër deklaratë duke lavdëruar qeverisjen 100 ditëshe të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark