19:05 - 09 Mars 2023

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për anti-doping, bashkë me 15 amendamente përcjellëse.

Pro këtij projektligji votuan gjithsej 63 deputetë, përfshirë edhe deputetët opozitarë.

Ndërsa, Kuvendi nuk pati kuorum për të miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli seancën plenare, ku tha se pikat e tjera të mbetura që ishin në rend të ditës do të trajtohen në seancat e radhës.