×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kuvendi shkon në pauzë ende pa nisur mirë seanca: Po presim deri sa të vijnë deputetët

    Insajderi
    04 June 2021 - 10:17

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e ka dërguar kuvendin në pauzë, ende pa nisur seanca e sotme, në mungesë të deputetëve në sallë.

    Për shkak se në sallë nuk kishte deputetë të mjaftueshëm  për të nisur seanca, Bogujevci ka thënë se po shkojnë me 10 minuta pauzë.

    E njejta shtoi se në seancat e radhës shpreson që deputetët të shkojnë në sallë me kohë, në mënyrë që të mos ketë vonesa.

    “Po shkojmë 10 minuta në pazuë, deri sa të vijnë deputetë, po shpresoj që në seanca të radhët të jenë të gjithë deputetët në sallë, 10 minuta pauzë para se të procedojmë tutje. Shpresoj që në seancat e radhës deputetët të jenë të gjithë në sallë që të fillojmë me kohë”, tha Bogujevci.

    Seanca e sotme ishte paraparë që të fillonte në ora 10:00, derisa në rend dite janë dy pika. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, si dhe interpelanca e me ministrin Hekuran Krasniqi për faljen e borxheve të bizneseve të prekur nga pandemia.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark