×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ky aktivitet i thjeshtë mund të zgjasë jetën me tre vjet, tregojnë studimet

    Insajderi
    08 November 2024 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfitimet shëndetësore të ecjes së përditshme janë të njohura: ecja e rregullt zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin LDL (të keq), ul stresin, forcon imunitetin dhe përmirëson tretjen.

    Plus, një studim i ri ofron një arsye tjetër për të realizuar numrin tonë të përditshëm të hapave.

    Sipas hulumtimit të korrikut të këtij viti, pjesëmarrësit që ecnin për 30 minuta pesë herë në javë raportuan më pak dhimbje shpine dhe më pak vizita te mjeku në krahasim me ata që ishin joaktivë.

    Dhimbja e shpinës prek deri në 619 milionë njerëz në mbarë botën dhe vlerësohet se ky numër do të rritet në 843 milionë deri në vitin 2050. Studimi tregoi gjithashtu se ata që ecnin rregullisht mbetën pa dhimbje pothuajse dy herë më shumë se njerëzit joaktivë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas specialistit të menaxhimit të dhimbjes, Jason Lipetz, shkaqet e dhimbjes së shpinës shpesh përfshijnë ngritjen e fëmijëve dhe gjëra të rënda. “Përkulja në bel rrit presionin në disqet e shtyllës kurrizore dhe mund të shkaktojë dhimbje. Përveç kësaj, aktivitete të tilla si ngasja e një biçiklete me një ndenjëse shumë të ulët ose hyrja dhe dalja nga një makinë mund të stresojnë shtyllën kurrizore,” shpjegoi ai për New York Post.

    Ecja e shpejtë ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2

    Ekspertët besojnë se gjeneratat e reja po vuajnë gjithnjë e më shumë nga dhimbja e shpinës për shkak të stilit të jetesës së ulur, veçanërisht punëve që kërkojnë shikim të gjatë nga poshtë te smartfonët, laptopët dhe tabletët.

    Ecja është një alternativë e lirë dhe e lehtë ndaj vrapimit dhe stërvitjeve të tjera intensive, e cila ndihmon për të luftuar pasojat negative të pasivitetit. Hulumtimet e fundit tregojnë se ecja me 5000 hapa tri herë në javë për dy vjet mund të rrisë jetëgjatësinë me tre vjet dhe të reduktojë kostot e kujdesit shëndetësor deri në 13 për qind.

    Studimet tregojnë gjithashtu se ecja e shpejtë është më e mirë në reduktimin e rrezikut të diabetit të tipit 2 sesa një ritëm më i ngadaltë.

    Për të rritur intensitetin e ecjes, ekspertët rekomandojnë përdorimin e peshave, stërvitjen me intervale, ecjen me muzikë të shpejtë ose në terrene të ngritura me pjesë kodrinore.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    05 December 2024
    Lajme
    05 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark