×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është 22-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në Lipjan

    Insajderi
    06 August 2022 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku gjatë një përleshjeje mes pesë personave u përdorën edhe armë zjarri. Si pasojë një 22-vjeçar ndërroi jetë në spital ndërsa, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    I riu që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, është Dardan Gashi. Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenën ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar të rrahën mes vete.

    Dy të dyshuarit, Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi, menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur.

    Njësitet policore janë vënë në kërkim të dy të dyshuarve, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./sinjali.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark