×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është 30-vjeçari që vdiq pak ditë pasi ra nga kati i 10-të në Fushë Kosovë

    Insajderi
    11 February 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas disa ditësh trajtim në QKUK, mëngjesin e sotëm vdiq punëtori i moshës 30-vjecare, Rifat Rrustemi i cili ra nga kati i 10-të ku punonte në Fushë Kosovë.

    Për vdekjen e Rifatit ka njoftuar edhe familja e tij.

    “Njoftim! Sot me daten 11.02.2023 ndrroj jete vellai im Rifat Rrustemi. Rreth ceremonis se varrimit ju informojm neser”, shkruan familja në njoftim.

    melgoo

    Ndryshe, pronari i kompanisë “Qlirimi”, Nazir Xhema kanë rënë në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast si dhe Rasim Voca pronari i kompanisë “Voca Dekor” përgjegjëse për skelet e vendosura në objektin ku u lëndua viktima, raporton Sinjali.

    Xhema dhe Voca të hetohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    30-vjeçari ka rënë nga kati i dhjetë i objektit banesor ‘Model Slovenia’ që është në ndërtim e sipër dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me Inspektoratin e Punës, ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Kujtojmë se muajve të fundit ka pasur disa raste tragjike të vdekjeve të punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendet e punës. Ndonëse këto raste janë në rritje, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark