×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ky është 60 vjeçari që dyshohet se vrau veten sot në Gjilan

    Insajderi
    08 November 2022 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëngjesin e sotëm një 60-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në qytetin e Gjilanit. Gazeta Insajderi mëson se personi që u gjet pa shenja jete është Agim Gagica.

    Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimë me të cilën dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës së tij.

    Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

    Trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë”

    “Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje”, thuhet ne përgjigjen e PK-se dhënë Insajderit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark