×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është biznesmeni që u qëllua në atentatin në Tiranë

    Insajderi
    28 June 2017 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tefik Hyka, 55 vjeç, ish –pronar i fabrikës së tullave në Vorë, i cili u qëllua në një atentat pranë stadiumit “Dinamo”, është në luftë për jetën.

    Ai u qëllua nga një person me motor, i cili ka mundur të largohet.

    Tefik Hyka, në vitin 1995 u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut, Dritan Avdyli, pas një gjobe që dyshohet se iu vu atij për fabrikën e tullave që privatizoi me bono thesari.

    Në atë kohë u përfol se një njeri i Hykës e futi në kurth Dritan Avdylin, i cili u ekzekutua nga Durim Kusi, një vrasës me pagesë.

    Ekzkekutimi do të sillte një zinxhir vrasjesh, mes të cilave edhe ajo e Durim Kusit, që u ekzekutua në në Tiranë nga djali i xhaxhait të Dritan Avdylit.

    Tefik Hyka ishte personi që dyshohej se kishte porositur vrasjen, pas një gjobe që i kishte vënë atij Dritan Avdyli. /Lapsi.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark