×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është deputeti i VV-së që u kërcënua me sëpatë në bjeshkë

    Insajderi
    14 March 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës është kërcënuar me sëpatë nga dy hajna që po vjedhnin dru në bjeshkët e fshatit Bukosh të Suharekës. Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për deputetin e VV-së, Salih Zyba.

    Ai është kanosur nga dy të dyshuar të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor. Deputeti Zyba nuk ka pranuar ta komentoj rastin duke thënë se policia e ka sqaruar tashmë.

    Sipas njoftimit, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Policia ka njoftuar se është iniciuar rasti “ Kanosje” dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit.

    “Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i dyshuari (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat. Në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark