×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është gjinekologu i njohur që vdiq në vetaksidentin në Sllatinë

    Insajderi
    14 May 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Personi që vdiq është gjinekologu i njohur Jakup Dobranja.

    Të afërmit e tij kanë njoftuar për vdekjen tij në “Facebook”.

    Lajmin se një person ka vdekur në aksident për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

    “Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai.

    Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark