Fisnik Asllani ka filluar shkëlqimin me skuadrën e njohur gjermane Hoffenheim në fazën përgatitore.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka arritur të shënoj gol në ndeshjen miqësore që TSG Hoffenheim e fitoi 0-4 në udhëtim te FC Astoria Walldorf.
19-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë dhe arriti të shënonte golin e katërt në këtë sfidë.
Ai pranoi një top të bukur në zonë dhe me një goditje me të majtën realizoi për rezultatin përfundimtar.
Asllani ka debutuar vitin e kaluar në Bundesliga me Hoffenheim ku është aktivizuar në dy ndeshje, por këtë vit pret të ketë më shumë hapësira.
Se klubi gjerman po i beson më shumë tregon fakti se ai është në fazën përgatitore me ta dhe po merr besimin e trajnerit.