Goli i Mërgim Berishës është zgjedhur si më i miri i sezonit 2021/22 në Europa League.
Ky gol ishte regjistruar në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve, të cilën Fenerbahçe e kishte fituar me rezultat 3:0 në udhëtim, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Golat më të bukur të kësaj gare janë zgjedhur nga paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s, e më pas ata u vendosën për votime.
Goli brilant i Lorenzo Insignes në ndeshjen e Napolit ndaj Legias ishte favorit, por tifozët e zgjodhën golin e përfaqësuesit të të rinjve të Gjermanisë, si më të mirin e sezonit.