Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka shpallur kandidaturën për garën presidenciale me akuza për ish-shefin e tij, Donald Trumpin.
Ai ka thënë se ish-presidenti ka braktisur principet konservatore të republikanëve dhe se është fajtor për shpërdorim të detyrës në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Capitol.
Pence bëhet zëvendëspresidenti i parë në historinë moderne që sfidon presidentin të cilit i shërbeu.
Ai ka thënë se Trumpi ka skualifikuar veten nga posti i presidentit kur ka insistuar se Pence ka pushtet për ta mbajtur si president – ani pse nuk kishte asnjë të drejtë për këtë.
Pence ka thënë se Trumpi ka rrezikuar familjen e tij dhe të gjithë zyrtarët e Capitolit më 6 janar.
Qëkur i përfundoi mandati si zëvendëspresident, Pence dy vjetët e fundit i ka kaluar me kritika kundër Trumpit, duke bërë përpjekje që ta shtrojë rrugën e tij drejt postit të kryetarit të partisë republikane.
Në garën për nominimin partiak për president pritet të jenë një numër i madh i republikanëve, në mesin e tyre edhe ish-presidenti Trump, guvernatori i Floridas, Ron Desantis, dhe ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.