14:18 - 31 Janar 2023

Zef Dedaj, shefi i Divizionit të Politikave Tregtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka harxhuar hiç më pak se 14 mijë e 513 euro në udhëtimet që ka realizuar jashtë vendit.

Ai vetëm për bileta të udhëtimeve ka shpenzuar rreth 7 mijë euro, ka zbuluar Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike.

Dedaj ka marrë edhe 4 mijë e 170 euro për ‘ushqim dhe mëditje’, derisa për t’u akomoduar në vendet ku ka shkruar, ka shpenzuar edhe 3 mijë e 29 euro.

Derisa në kategorinë ‘shpenzime të tjera’ ai ka harxhuar edhe 361 euro të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

Lexo hulumtimin e plotë të Gazetës Insajderi: