Infermierja që rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë, është Aurona Pelaj nga Novosella e Pejës.
Pelaj e cila punonte në Shtëpinë e Pleqve “Orenda”, mësohet se studimet i ka përfunduar në kolegjin “Heimerer” në Prishtinë. Më saktësisht në departamentin e infermierisë.
Pas publikimit të videos, Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me kryeinfermieren. Ato janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë i ka nisur hetimet. /Insajderi