×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ky është kuptimi i simbolit në këpucët e Meghan teksa ajo iu përkul Mbretëreshës

    Insajderi
    19 September 2022 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Meghan Markle është një ikonë e modës në mbarë botën falë stilit të saj të jashtëzakonshëm, por këpucët që veshi teksa bëri nderimet për Mbretëreshën morën vëmendjen.

    Duke iu bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore në Pallatin e Westminsterit këtë javë, Dukesha e Sussex-it u vesh në të zeza nga koka te këmbët, duke përfshirë një palë taka të thjeshta por elegante.

    Në momentin kur Meghan u përkul para arkivolit të mbretëreshës, në thembra të këpucëve shiheshin inicialet P dhe A.

    Edhe pse disa përdorues të Twitter spekuluan se simboli ishte në të vërtetë një formë nderimi për Mbretëreshën Elizabeth II, shpejt u zbulua se ishin në të vërtetë inicialet e Paul Andrew, një stilisti nga Berkshire, i cili krijoi këpucët.

    Meghan kishte mbathur më parë të njëjtat këpucë për të festuar fejesën mbretërore në Irlandë.

    Ndryshe, Mbretëresha Elizabeth pritet të dërgohet për në banesën e fundit këtë të hënë më 19 shtator dhe ky rast do të shënojë fundin e një tradite mbretërore. Për herë të parë që nga funerali i George III në 1760, shërbimi mbretëror nuk do të mbahet në kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor, por do të mbahet në Westminster Abbey.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark