×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është ligji të cilin Delawie kërkon të miratohet

    Insajderi
    17 April 2017 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj deputetëve të cilët sot nuk arritën që ta miratojnë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

    Ai ka thënë se ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk e kanë miratuar këtë projektligj.

    “I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie në Twitter.

    Projektligji në fjalë ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.

    Insajderi sjellë ligjin të cilin Kuvendi dështoi ta miratojë:Projekt-Ligji per Proceduren Disiplinore 01-03-2017 ALB

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark