Mesfushori boshnjak i Barcelonës, Miralem Pjanic pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të sezonit, raportojnë mediat spanjolle.
Pjanic kaloi nga Juventusi në Barcelonë si pjesë e shkëmbimit me mesfushorin brazilian Arthur Melo, i cili u transferua në Torino.
Por forma e dobët ka bërë që Pjanic të mos këtë minutat që kishte dëshiruar me trajnerin Ronald Koeman që preferon lojtarë të tjerë si Sergio Busquetes, Frenkie De Jong dhe Pedri.
Pjanic pritet të largohet nga Spanja me disa klube nga Premier Liga që kanë shprehur interesim për 31 vjeçari.
Këtë sezon, Pjanic është paraqitur në 17 ndeshje ku ende nuk ka shënuar asnjë gol./Insporti.com/