×
  • Lajme
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ky është mjeku që i kthej buzëqeshjen gazetarit Visar Duriqi pas sulmit dhe dëmtimeve të rënda fizike

    Insajderi
    11 May 2021 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga sulmi ndaj gazetarit të Insajderit, Visar Duriqit.

    Deri më sot, ende nuk ka ndonjë informatë apo të arrestuar në lidhje me sulmin jo-njerëzor ndaj gazetarit. Pas sulmit, gazetari Duriqi përpos lëndimeve të shumta e të rënda trupore që kishte marrë, pësoi edhe në pjesën e nofullës dhe të dhëmbëve.

    Si rezultat, Duriqit i duhej një intervenim i shpejtë, me të cilin u solidarizua stomatologu Dr.Ardit Sejdiu, synim i të cilit ishte me çdo kusht rikthimi i buzëqeshjes edhe më konfidente për Visarin. Pas një pune me shumë përkushtim, Dr.Sejdiu ka arritur që përmes trajtimeve të njëpasnjëshme, të rezultoj pozitiv në synimin e tij. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Dr.Sejdiu, përmes postimit në rrjetin e tij social ne Facebook, të dokumentar përmes fotove.

    Postimi i tij i plotë: “Pas një pune me shumë përkushtim sot përfunduam me sukses një rast klinikisht të vështirë. Kënaqësi që kontribuova në kthimin e buzëqeshjes për gazetarin më të guximshëm që njoha!”

    Dr. Ardit Sejdiu është stomatolog në Klinikën e njohur “Dr.Shkodrani”, klinikë kjo e cila operon në qytetin e Prishtinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Për më shumë informata në lidhje me veprimtarinë e tij së bashku me Klinikën “Dr.Shkodrani”, mund të kontaktoni në numrin: +383 (0) 44 400 088

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark