×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është numri i incidenteve me trotinetët elektrik për këtë vit në Kosovë

    Insajderi
    12 August 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë nga qytetarët e Kosovës, në veçanti në kryeqytet tashmë kanë zëvendësuar udhëtimin me veturë apo me transport publik me trotinetët elektrik. Por incidentet prej tyre nuk janë të pakta. Gjatë këtij viti janë shkaktuar 30 të tillë sipas informatave nga Policia e Kosovës.

    Përdorimi i trotinetëve elektrik muajve të fundit është bërë trend në Kosovë.

    Anipse me përdorimin e tyre, qytetarët po bëhen më të ndërgjegjshëm për natyrën, në anën tjetër nuk janë të pakta rastet, kur nga pakujdesia si dhe nga mungesa e shtegut po e pësojnë.

    Hiç më larg së në fillim të këtij muaji që lam pas ishin 4 incidente me trotinetë vetëm gjatë 24 orëve.

    Derisa, siç bëjnë të ditur nga policia për Gazetën Insajderi, që nga fillimi i këtij viti janë shkaktuar 30 incidente me trotinetët elektrik.

    “Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar-korrik 2022 numri i aksidenteve të trafikut me trotinete elektrik te lajmëruara ne polici është tridhjetë (30) aksidente në të gjitha rajonet e Kosovës” – bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës.

    Sa kushton një trotinet elektrik?

    Mbase çmimet e naftës janë ‘stratosferike’, por edhe çmimi i një trotineti elektrik është pothuajse sa paga minimale në Kosovës, sipas faqeve online një trotinet elektronik kushton deri në 250 euro.

    Kujtojmë se në prill të këtij viti, Qeveria ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerën prej 250 eurosh neto apo 264 euro bruto. Paga minimale në Kosovë ishte 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

    Sa energji elektrike harxhon një trotinet?

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me profesorin e Inxhinierisë Elektrike, Agron Dida, i cili ka bërë të ditur se një trotinet elektrik harxhon më pak se 1 cent për një kilometër.

    “Ma lirë se një cigare e vetme. Më pak se 1 cent për km..” – tha shkurt Dida.

    Podujeva, shembull për të mirë për ndalimin e trotinetëve elektrik.

    Komuna e Podujevës në qershor të këtij viti, mori vendim për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave dhe trotineteve elektrik në sheshin e qytetit. Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, kishte theksuar se deri te ky vendim erdhi për shkak një varg incidentesh të vogla.

    Insajderi, ka provuar të kontaktojë edhe më Komunën e Prishtinës, për ta pyetur nëse është në planet e tyre të merret ndonjë vendim për mosngasjen e këtyre trotinetëve në sheshet e kryeqytetit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës është parë duke u shqiptuar gjoba personave që janë parë me trotinetë në sheshin kryesor të Prishtinës.

    Kujtojmë se, Kosova ende nuk ka ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrikë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark