×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është numri i të vdekurve pas sulmit në xhaminë e Pakistanit

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i të vdekurve shkaku i një sulmi vetëvrasës gjatë së hënës në një xhami në veriperëndim të Pakistanit u rrit në 100 të martën, thanë zyrtarët.

    Sulmi në një xhami sunite ishte një nga më vdekjeprurësit ndaj forcave pakistaneze të sigurisë në vitet e fundit. Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët thonë se sulmi reflekton “gabimet në siguri”.

    Më shumë se 300 besimtarë po luteshin në xhaminë në qytetin e Peshawarit, ndërsa të tjerë po afroheshin, kur ndodhi shpërthimi të hënën në mëngjes, raporton euronews.

    Ekipet e shpëtimit duhej të hiqnin grumbujt e mbeturinave për të arritur tek besimtarët të bllokuar nën rrënoja.

    Më shumë trupa u nxorën nga rrënojat e xhamisë gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, sipas Mohammad Asim, zëdhënës i spitalit shtetëror në Peshawar. Ai tha se bomba gjithashtu plagosi më shumë se 150 njerëz.

    Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar saktësisht se kush qëndron pas shpërthimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark