×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi që gjuajti tri herë me armë brenda lokalit në Gjilan

    Insajderi
    31 October 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje fizike ka ndodhur në një lokal të Gjilanit, tri ditë më parë.

    Pas kësaj përleshje, një person ka gjuajtur me armë zjarri.

    Në një video të siguruar nga Insajderi, dëgjohen të shtënat e armës dhe shihet edhe personi që e posedon atë.

    I njëjti, të shtunën është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    “I dyshuari i rastit fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku falë punës policore është lokalizuar dhe identifikuar se i dyshuar i këtij rasti është S.L. (1981) shqiptar kosovar tek i cili pas arrestimit është konfiskuar një (1) armë pistoletë mod. 75 e kalibrit 8 paro. me njëmbëdhjetë (11) fishekë si dëshmi për Gjykatën”, thuhet në raportin e policisë.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale  ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

    Për më shumë shikoni videon:

    @insajderitv Përleshje fizike në një lokal të Gjilanit, një person gjuan me armë #gjilan #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark