Në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë, një burrë 47-vjeçar u gjet pa shenja jete mbrëmë. Mirëpo, ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ai ka vdekur.
Bëhet fjalë për Blerim Bajraktarin nga Peja. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mbrëmë ekipi i mjekëve që ka dal në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i ka thënë Insajderit se pritet të bëhet obduksioni për ta kuptuar nëse kanë të bëjnë me vdekje të dyshimtë.
“Obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore e përcakton nëse është vrasje apo jo. Një dëshmitare e ka lajmëru rastin”, ka thënë shkurt Rugova.
Insajderi mëson se rastin e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën.
Pasi janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes. /Insajderi