×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është politikani i vetëm kosovar që e ndjek Obama

    Insajderi
    26 November 2020 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, që është një nga figurat më me ndikim në botë, është edhe ndër më të ndjekurit në rrjetin social twitter.

    VIDEO:

    Aty, Obama ndjek rreth gjysmë milioni llogari. Një ndër ta është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Obamën dhe Ahmetin (rastësisht) i bashkon edhe qëndrimi politik. Të dy janë të majtë. Të dy qeverisën nga dy mandate.

    Ahmeti është pjesë Partisë Socialdemokrate, ndërsa Obama ishte president i SHBA-së nga radhët e Partisë Demokratike.

    Obama u shpall president i 44’të i SHBA’së. Erdhi pas presidentit Bush dhe kundërkandidat në zgjedhjet e 2009’tës e pati John McCain’in republikan. Obama qeverisi deri në vitin 2017.

    Ndërsa Ahmeti u zgjodh kryetar i Prishtinës në vitin 2013, e u rizgjodh në vitin 2017. Ahmeti është pothuajse në përfundim të mandatit dhe ka deklaruar se nuk do të garojë më për të parin e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark