×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është qyteti më i përballueshëm europian për studentët

    Insajderi
    12 August 2022 - 20:46

    Qyteti portugez i Portos është renditur i pari si qyteti më i përballueshëm në Evropë për studentët.

    Një përfundim i tillë është arritur përmes renditjes StudentGoGlobal të këtij viti, e cila ka marrë parasysh gjithsej 250 qytete në gjithë botën, shkruan SchengenVisaInfo.com .

    Porto, i cili është qyteti më i madh në Portugali, është i njohur edhe për Universitetin e Portos, i cili tërheq një numër të madh ndërkombëtarësh, si dhe Institutin Politeknik të Portos.

    Sipas renditjes, qyteti i dytë më i përballueshëm në Evropë për studentët është kryeqyteti i Republikës Çeke, Praga, i ndjekur nga Madridi.

    Sipas raportit, dhjetë qytetet evropiane të mëposhtme janë konsideruar si më të përballueshmet për studentët:

    Porto, Portugali

    Pragë, Republika Çeke

    Madrid, Spanjë

    Barcelona, ​​Spanjë

    Birmingham, Mbretëria e Bashkuar

    Leeds, Mbretëria e Bashkuar

    Belfast, Mbretëria e Bashkuar

    Glasgow, Mbretëria e Bashkuar

    Goteborg, Suedi

    Edinburgh, Mbretëria e Bashkuar

    Anketa tregon se nga totali, pesë nga dhjetë qytetet e renditura në pozicionet e para janë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark