×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është restauranti ku u helmuan nxënësit në Mitrovicë

    Insajderi
    20 May 2022 - 21:50

    Rreth 50 nxënës të Prishtinës nga shkolla Nexhmi Mustafa-Besi janë helmuar sot. Gazeta Insajderi ka mësuar se nxënësit janë helmuar në restaurantin “Ujvara” në Mitrovicë. Këta nxënës nga Prishtina kishin shkuar në eskurzion në këtë komunë për të vizituar muzeun në Trepçë.

    11 prej tyre janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për të marrur trajtim më pas janë liruar. Lirimin e tyre nga spitali e ka konfirmuar edhe Drejtori i Shëndetësisë Fahri Shabani.

    “Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre. Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajona”, ka shkruar ai në një postim në facebook.

    Po ashtu ai ka njoftuar se personeli i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat tek të helmuarit.

    Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e kësaj komunë Bedri Hamza i cili shprehu keqardhje që një rast i tillë ndodhi në Mitrovicë, por që sipas tij nuk kanë kompetenca për të dërguar inspektoriatin në restaurant.

    “Kam qenë i kam vizituar 11 nxënësit, gjendja e tyre është e mirë dhe janë liruar për në shtëpi, por nuk është në kompetencën tonë që të dërgojmë inspektoriatin”, tha Hamza.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark