×
  • Sport
  • Sport

    Ky është shpërblimi i UEFA-s për Federatën e futbollit Anglez

    Insajderi
    22 April 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA ka vendosur ta shpërblejë Federatën e Futbollit të Anglisë (FA) për rolin e saj vendimtar në parandalimin e iniciativës për krijimin e Superligës së Evropës, duke ia mundësuar stadiumit “Wembley” organizimin e ndeshjeve shtesë të Kampionatit Evropian 2020.

    Wembley do të jetë nikoqir i më shumë ndeshjeve të “EURO 2020”, falë rolit të Federatës në parandalimin e jetësimit të Superligës Evropiane.

    Kryeqytetit të Irlandës Dublinit, pritet t’i hiqet e drejta si njëri prej 12 qyteteve nikoqire të “EURO 2020” për shkak se deri tani nuk ka qenë në gjendje t’i plotësojë kushtet e shtëpisë së futbollit evropian për garantimin e tifozëve në stadium.

    Coronavirus: FA's Mark Bullingham says priority is to finish 2019/20 season  after Euro 2020 delayed | Football News | Sky Sports

    Stadiumi kombëtar i Anglisë ka qenë gjithsesi nikoqiri i më së shumti ndeshjeve të turneut të verës dhe nuk pritet t’i marrë përsëri të gjitha ndeshjet shtesë. Megjithatë, sipas raportimeve të gazetës “The Teleghrap”, UEFA është shumë e kënaqur me punën e shefit ekzekutiv të FA-së, Mark Bullingham.

    “The Telegrap” ka mësuar se Bullingham luajti rol kyç për t’i bindur gjashtë klubet angleze të tërhiqen nga Superliga, gjë të cilën ato e bënë brenda 48 orëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark