A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni krejtësisht të hutuar me ëndrra seksi për shkak të së cilës jeni trembur? Verifikoni a keni arsye për brengosje!
Ëndërrimi i të dashuruarit parashikon sukses, femrat i ëndërrojnë ish-partnerët, ndërkaq meshkujt të panjohurat, ish-partnerët simbolizojnë monotoninë në krevat, orgazmë e afsh tepër të paktë, ndërkaq tradhtia do të thotë dëshira të parealizuara.
Mirëpo, shpeshtësia dhe përmbajtja e tyre nuk janë dukuri e pazakonshme dhe secila nga to i ka arsyet e veta të qarta. Plot shenja që tregojnë dëshirat, planet dhe brengat tona.
Tradhtia – Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, gjithsesi është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më së shpeshti është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse obligimet afariste të partnerit tuaj janë shtuar, ndërsa ai ka gjithnjë e më pak kohë për t’jua kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.
Seks “i befasishëm” – Përvoja seksuale me dikë i cili në realitet nuk ju është tërheqës, tregon për atë që ndonjë karakteristikë e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.
Të bësh dashuri me një të panjohur – Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.
Seks me ish-in – Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.
Seks me shumë persona – Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni duke bërë seks me shumë partnerë, diçka në jetën reale ju mungon. Nëse në ëndërr dominojnë femrat, ju mungon butësia, nëse janë meshkuj dhe keni qenë dominuese, atëherë ju mungojnë prekjet fizike, si p.sh. përqafimet dhe kapja përdore me partnerin, thonë ekspertët.
Personi që urreni – Më shumë huti mund të sjell ëndrra kur jeni në përqafim të zjarrtë me personin që vërtetë e urreni. Por, ndonëse duket e pamundshme, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.
Partneri i/e gjinisë së njëjtë – Mos bëni panik nëse ëndërroni seks me partnerin e gjinisë së njëjtë. Kjo nuk do të thotë se keni ndryshuar orientimin seksual, por kërkoni më shumë mirëkuptim dhe përkujdesje nga partneri i juaj.
Seks me të huajin – Të bëni seks me të panjohurin enigmatik paraqet dëshirën e juaj begatoni jetën e juaj dhe aty të futni më shumë misterie. Ëndrra e tillë është edhe më e rëndësishme nëse ju dhe partneri juaj nuk keni jetë të kënaqshme seksuale. Ëndrra për seks “në treshe” mund të sinjalizoj dëshirën që të largoheni nga monotonia dhe të ktheni një shkëndijë në lidhjen tuaj.
Të bësh seks në një vend publik – Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë.
Të bësh dashuri me shefin – Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm.