Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e 27’të.
Muriqi, sot ka mbushur 27 vite dhe klubi i tij Lazio e ka uruar atë, duke postuar një fotografi të tij në faqen zyrtare në ‘Twitter’.
Lazio shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, Vedat Muriqi, 27”.
Futbollisti nga Prizreni u transferua te skuadra nga kryeqyteti italian vitin e kaluar nga Fenerbahçe, mirëpo ende nuk e ka gjetur formën që e kishte në Turqi.
Ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit në këtë edicion për italianët ka shënuar dy gola dhe asistuar një herë në 21 paraqitje. /Insporti.com/