Super ylli shqiptar, Era Istrefi, pak javë më parë publikoi projektin ‘Redrum’ njëherit i pari që pas marrëveshjes së saj me Ultra Music.
Puna e madhe e artistes po vazhdon të rezultojë në sukses të padiskutueshëm i cili po vlerësohet nga e gjithë bota, shkruan Prive.
Por jo gjithçka në këtë sukses është arritur falë marrëveshjeve të mëdha menaxheriale.
Era sukseset e saja i ka arritur falë vullnetit dhe dëshirës së madhe për punë.
Këtë na dëshmon më së miri fotografia e fundit e këngëtares e cila shfaqë studion personale në shtëpi e cila është tepër e thjeshtë por që pothuajse të gjitha idetë e këngëve fillimisht dalin aty për tu regjistruar më pastaj në studio profesionale.