×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është vendimi i PZAP-it që i jepte të drejtë KQZ-së për decertifikim të kandidatëve të dënuar

    Insajderi
    24 January 2021 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vitin 2017, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i kishte dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk kishte lejuar kandidim e personave të cilët në 3 vitet e fundit ishin dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat.

    Ky vendim i PZAP-it riaktualizohet sërish pasi që në këtë institucion janë paraqitur ankesat kundër vendimit të njejtë ndaj KQZ-së, që nuk certifikoi kandidatët e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit.PZAP-i kishte vlerësuar se “pretendimet e parashtruesit të apelit janë të paqënsdrueshme dhe të pabazuara në igj, sepse neni 29 par.1 pika q) i LZP-së përcakton se cilido person, emri i të cilit paraqitet në listën votuese është i aftë për certifikim përveç nëse personi është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”./ EO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark