×
  • Sport
  • Sport

    Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE kryendeshjen e sotme në mes Interit dhe Barcelonës

    Insajderi
    04 October 2022 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Interi do të presë Barcelonën, një test mjaft i vështirë në Ligën e Kampionëve dhe për më tepër, në një moment mjaft të komplikuar për zikaltrit, që kanë marrë 5 humbje në 10 ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon.

    Megjithatë tifozeria vijon të konfirmohet arma më e fortë e klubit milanez, pasi mbrëmjen e sotme janë shitur të gjithë biletat për supersfidën, me shkallët e “San Sirot” që do të jenë të tejmbushura.

    Një e dhënë mjaft e mirë kjo për të ardhurat e klubit, ndërsa është konfirmuar se në tribunë do të jetë edhe ish mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, i cili aktualisht luan me Comon, një qytezë shumë pranë Milanos.

    Sa i përket ndeshjes, Inzaghi ka provuar turkun Calhanoglu para mbrojtjes, pasi nuk bindet nga Asllani, ndonëse mesfushori 20-vjeçar shqiptar bëri një paraqitje të mirë ndaj Romës të shtunën pasdite.

    Ndeshja ndërmjet Interit dhe Barcelonës do të transmetohet LIVE në Sport1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark