×
Green

Ky lëng frutash dhe perimesh ju mbron nga gripi

Insajderi
09 October 2020 - 15:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.

Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë. Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë.

Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, ndaj agroweb.org ju sugjeron të pini lëngje  frutash dhe perimesh të pasura me vitaminë C. Më poshtë do të gjeni një prej tyre:

Portokalle, Spinaq dhe Luleshtrydhe

Përbërësit

  • 42 gramë spinaq
  • 1 portokalle e qëruar
  • Gjysëm filxhani me luleshtrydhe
  • Gjysëm lugë çaji me kanellë
  • 1 filxhan me qumësht me pak yndyrë
  • 1 filxhan me kuba akulli

Ky lëng është i pasur me fibër dhe plot shije. Portokalli dhe luleshtrydhet të sjellin pranverën ndërkohë që spinaqi shumë i pasur me hekur i dhuron energji të menjëhershme organizmit.

Kanella i jep një dimension shtesë çdo lëngu dhe së bashku me qumështin e bën lëngun kremoz sipas preferencës. l.k/abcnews.al

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark