Sezoni 2021 i MotoGP, pas katër garave të para, kryesohet nga 24-vjeçari italian Francesco Bagnaia. Ai garon me motorin zyrtar të Ducati dhe këtë sezon nuk ka fituar ende asnjë garë edhe pse është ngjitur 3 herë në podium (dy herë i dyti dhe një herë i treti).
Kjo qëndrueshmëri në rezultate kanë bërë që ai të udhëheqë renditjen provizore të MotoGP me 66 pikë, dy më shumë nga ndjekësi më i afërt, francezi Fabio Quartararo.
Ndërsa i treti ndodhet spanjolli Maverick Vinales, të dy këta me motorin zyrtar të Yamaha.
Bagnaia është në sezonin e tij të tretë në MotoGP, i pari për të me Ducati zyrtar pas dy sezoneve me Ducati Pramac.
Ai është një pilot që më parë ka garuar në kategoritë Moto 3 dhe Moto 2 me skuadrën e SKY Racing Team VR46, ku u paraqit mjaft mirë.
Kjo është skuadra e Valentino Rossi, ndaj Bagnaia është një pilot që ka dalë nga akademia e legjendës italiane, që garon ende në MotoGP.
Të gjithë e konsiderojnë Francesco Bagnaia si pasuesin e denjë të Rossit, që ka me se të krenohet. /Insporti.com/