×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ky televizion e transmeton ndeshjen e Dritës ndaj Inter Turkut

    Insajderi
    06 July 2022 - 16:10

    Drita do ta nisë sot aventurën e saj në garat evropiane. Skuadra nga Gjilani do të garojë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për UEFA Conference League, ku përball do ta ketë skuadrën finlandeze, Inter Turku.

    Ndryshe nga Ballkani që dje u paraqit për herë të parë në garat evropiane, skuadra e Dritës është mësuar me këto gara, teksa mban edhe koeficientin më të lartë nga klubet kosovare për paraqitjen në garat evropiane.

    Për herë të parë këtë vit, katër ekipet kosovare do të garojnë në rrethin e parë kualifikues. Ballkani, si Kampion i Kosovës garon në Champions League, ndërsa Drita, Gjilani e Llapi në UEFA Conference League.

    Drita do të zhvillojë sot ndeshjen e saj të parë për këtë vit në kuadër të garave evropiane, ku do të takohet me skuadrën finlandeze Inter Turku.

    Shpërblimet

    Nisja e garave nga rrethi i parë kualifikues është një ndihmesë e madhe për ekipet kosovare në aspektin financiar.

    Drita dhe klubet tjera kosovare tashmë veç se kanë siguruar 150 mijë euro, ndërsa kalimi tutje në fazën e dytë do t’i sillte atyre edhe 350 mijë euro shtesë.

    Kuotat

    Duke krahasuar kampionatet e të dyja vendeve dhe duke marrë parasysh se Drita luan si mysafirë, Inter Turku është favorit për ndeshjen e sotme.

    Kompania e njohur e basteve “bet365”, e ka favorizuar ekipin finlandez me një kotë prej 1.66, ndërsa Drita ka një kuotë prej 4.75.

    Një barazim i mundshëm mes ekipeve vlerësohet me një kuotë 3.60.

    Transmetimi

    Ndeshja e cila zhvillohet në stadiumin “Veritas”, me fillim nga ora 17:00, do të transmetohet direkt në kanalet SuperSport dhe SuperSport Kosova.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark