Ndërkohë që jemi në pranverë dhe për pak kohë vjen vera, të gjithë jemi duke kërkuar sa më shumë ngjyra për gardërobën tonë.
Në fakt, trendi më i madh i kësaj vere ka të bëjë me ngjyrat. Një trend që është rikthyer dhe po adhurohet nga të gjithë është printi tie-dye, ose në shqip mund ta quajmë edhe printi i bojërave .
Trendi tie-dye është një nga trendet e viteve ’60 që pati një rikthim që vitin e kaluar, por këtë vit është përhapur më shumë. Nga pasarelat e modës, deri te veshjet e VIP-ave, këtë print po e shohim ngado.
Ky trend nuk është kufizuar vetëm te rrobat, por e kemi parë edhe te kapelet, këpucët, çantat apo tek aksesorët e tjerë.
Mund të luani me ngjyrat sa të dëshironi, nuk ka një rregull për kombinimet e të famshmit tie-dye.