Vedat Muriqi ishte lojtar mjaft i rëndësishëm i Mallorcas këtë sezon.
Sulmuesi kosovar u transferua në ekipin ishullor gjatë janarit në formë huazimi nga Lazio.
Dhe, nga ajo kohë, ai i realizoi 5 gola dhe e ndihmoi ekipin edhe në forma të tjera, me angazhim të pashoq dhe me asistime.
28 vjeçari kontribuoi edhe në fitoren e fundit dhe vendimtare ndaj Osasunës duke asistuar në golin e parë, të shënuar nga Rodriguez.
E paraqitjen e përfaqësuesit kosovar, por edhe kontributin e tij përgjatë këtyre muajve, e ka përshëndetur edhe La Liga përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Duartrokitja e lumturisë”, ka shkruar La Liga në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e postuar njëkohësisht një fotografi të Muriqit, i cili po festonte së bashku me tifozët në xhiron e fundit të sezonit.
Muriqi pritet të largohet nga Spanja në ditët në vazhdim pasi Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij, shkruan gazeataexpress.
Ai do të rikthehet përkohësisht në Lazio, e cila e mban kartonin e tij, e më pas me gjasë mund të rikthehet në Turqi, ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray.