La Repubblica: “Do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo” – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    La Repubblica: “Do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo”

    Insajderi
    20 June 2016 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta e njohur italiane, La Repubblica, ka  publikuar të hënën një artikull të gjatë dedikuar fitores historike të Shqipërisë ndaj Rumanisë.

    La Repubblica shkruan ndër të tjerash në artikullin e gjatë dhe emocional se “do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo, vetëm për të provuar emocionin e kësaj here të parë, kësaj historie të pabesueshme futbolli dhe njerëzish.”

    “Do të ishte bukur edhe të ishe Gianni De Biasi, i cili i ka sjellë deri këtu dhe tani do të ketë mirënjohjen e përjetshme të një populli të tërë, sepse Shqipëria në Lion ka shënuar golin e parë dhe ka fituar ndeshjen e parë në një turne të madh, si dhe ka mundur Rumaninë për herë të parë pas 68 vitesh, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë në një ndeshje zyrtare”, thuhet në artikull.

    “Është një frymëzim i vërtetë, Shqipëria e De Biasit. Eshtë pasion dhe orgazmë, ankth, gjak dhe arenë, fitore ose vdekje, siç kishte thënë vetë tekniku para ndeshjes. Jeton me momente shpërthyese, kundërsulme rrufe me tre prekje, dhe shpresojmë tek zotat që dikush do të jetë në gjendje ta fusë topin brenda, sepse për këtë nuk ka siguri, përkundrazi”.

    Sipas La Repubblica-s, Shqipëria nisi keq ndeshjen sespe “mocioni i shtrëngon në fyt dhe nuk i lë të lëvizin këmbët”.

    “Rumania gjen goditjen nga jashtë zone, katër herë në 18 minuta, por shënjestra është e dobët, vetëm Alibec gjen Berishën që pret. Rindërtimi i sipërmarrjes historike të Shqipërisë lind prej këtu, nga këto dobësi që ndreqen menjëherë, që dalëngadalë shndërrohen në forcë, sapo mendja pastrohet prej toksinave: rreziku ka kaluar, rumunët duken të ngathët e të lodhur, tani të provojmë. Dhe vjen kështu rasti i parë, kundërsulm shumë i shpejtë i nisur nga Sadiku, por Lenjani, i vetëm në shtyllën e dytë, e ngre topin me pesë metra”, shkruan mediumi italian, e që u përkthye nga bota.al.

    “Në bankinë, De Biasi “ha bar” prej zemërimit. Por tashmë jemi aty, dhe në minutën 43 Memushaj gjen në zonë Sadikun, në mënyrë të përsosur. Tatarusanu bën një dalje të tmerrshme, del bosh, Sadiku shënon. Mamma mia çfarë emocioni!”.

    “Nga ai moment e tutje do të jetë e gjitha llogore, në një pjesë të dytë ku forca u ka rënë të gjithëve, mbi të gjitha rumunëve, të cilët gjejnë një traversë me Andone, por në fund vetëm gudulisin. Në shtëpi Rumania, siç është e drejtë të ndodhë, për t’i lënë rrugë shqiptarëve, të udhëhequr nga një italian i cili tashmë është njëri prej tyre, dhe e këndon himnin shqiptar gjithë lezet, përmendësh”, përfundon artikulli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark