×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi kërcënon: Nëse nuk mbahen dasmat, unë do të këndoj në Mal të Zi

    Insajderi
    15 June 2020 - 09:31

    Këngëtari Labinot Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mos hapjen e restauranteve  për organizimin e dasmave, duke thënë se ato po falimentojnë.

    Këngëtari Labinot Tahiri, si organizator i protestës përmes së cilës po kërkohet nga Qeveria që t’i lejoj dasmat, ka theksuar se nëse dikush flet para dhjetë mijë personave dhe infektohet nga ai, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi dhe të shkojë në burg.

    “Nëse dikush infektohet nga unë që ju kam fol 10 mije personave unë mbaj përgjegjësi për juve dhe shkoj në burg për juve.. Dikush ka me dal një person me ndikim botëror edhe ka me thanë qe ky virus është rren”, tha Tahiri.

    Ndërsa, pati një kërcënim për institucionet e vendit, nëse nuk i hapin restaurantet për organizimin e dasmave.

    “Nëse vendosin që dasmat mos me u mbajt, unë do të këndojë në Mal të Zi”, ka thënë ai. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark