×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Labi nuk do të garojë për deputet, thotë se kishte për qëllim të ndërtonte Spitalin e Leukemisë

    Insajderi
    16 January 2021 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vendosur të mos jetë pjesë e garës për deputetë në zgjedhjet e përkohshme parlamentare të cilat mbahen më 14 shkurt 2021.

    Tahiri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku u shpreh se qëllimi i tij ka qenë të jetë brenda Kuvendit, për të ndërtuar spitalin e Leokemisë në Kosovë.

    Ish-deputeti i cili është edhe këngëtar dhe humanist, tha se edhe pse kishte kontakte, si duket me parti të ndryshme politike, por ata “nuk reflektuan”, prandaj ai ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

    “Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmë një ditë atë ëndërr të qytetarëve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundësi në këto rrethana! Nuk reflektuan edhe pse kishim kontakte , dhe tani po qëndrojë jashtë kuvendit si shërbëtorë i qytetarit pa ndryshuar asnjëherë”, shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark