10:59 - 22 Janar 2022

Këngëtari Labinot Tahiri ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja kundër Covid-19, të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës.

Tahiri pyeti se pse u vendosën sërish masa përkundër që qytetarët janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po. Përse jemi prap në mbyllje?  A  na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!  Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel  dhe po i mbajnë mbyllur”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje që të mos ketë panik, teksa paralajmëroi se doza e tretë nuk do të jetë e fundit.